Presidenti i ShBA-së, Donald Trump, i ka vlerësuar si “të mira dhe produktive” bisedimet e zhvilluara me presidentin rus Vladimir Putin mbi marrëveshjen e armëpushimit të propozuar nga ShBA-ja në Ukrainë.
Kjo vjen pasi Putini dhe i dërguari i ShBA-së, Steve Witkoff, u takuan në Moskë të enjten në mbrëmje, pas së cilës Kremlini tha se ndante “optimizmin e kujdesshëm” të SHBA-së mbi një proces paqeje.
Trump tha në një postim të Truth Social se bisedimet dhanë “një shans shumë të mirë që kjo luftë e tmerrshme, e përgjakshme më në fund mund të marrë fund”.
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, megjithatë, akuzoi Putinin se po përpiqet të zvarritë bisedimet për të vazhduar luftën, ndërsa kryeministri britanik Keir Starmer tha se presidenti rus nuk mund të lejohet të “luaj lojëra” me propozimet e armëpushimit.
Në fillim të kësaj jave, Ukraina pranoi marrëveshjen e armëpushimit të propozuar nga ShBA-ja, për të cilën Rusia ende nuk ka rënë dakord.
Të enjten, Putin kishte thënë se ideja e një armëpushimi ishte “e drejtë dhe ne e mbështesim atë… por ka nuanca” dhe ai vendosi një sërë kushtesh të vështira për paqen, një përgjigje e quajtur “manipuluese” nga Zelensky.