Live

Xheneta Fetahu reagon pas hyrjes në BBVA: Nuk u futa as se më ka marrë malli, as për ribashkim

10:49 / 15 Mars 2025

Nga Kosova Live

Ish-banorja e Big Brother VIP Albania, Xheneta Fetahu, ka reaguar për spekulimet rreth rikthimit të saj në shtëpi, duke mohuar se ka qenë një vendim i motivuar nga ndjenjat për dikë.

Përmes një postimi në Instagram, ajo ka sqaruar qëllimin e saj, duke theksuar se nuk hyri për ribashkim me askënd, por për të zbuluar realitetin e dinamikave mes banorëve.

Deklarata e plotë e Xheneta Fetahut:
“Cilin nga ata që pamë në story ta besojmë?
Për të gjithë ata që po spekulojnë mbi minutat e mi brenda shtëpisë së Big Brother VIP, dua ta sqaroj qëllimin e vërtetë përse pranova të bëhem pjesë e sfidës së mosreagimit.
Unë nuk u futa as se më ka marrë malli për atë njeri, e aq më pak për ribashkim.
Thjesht, për të dëshmuar se njerëzit si ai nuk kanë guxim për t’i thënë gjërat në sy, por i japin prapa shpinës disa versione.
Gjithçka bashkë është e kaluar. Në jetën time private kam vazhduar, e shkëputur nga Bigu me të gjitha ndodhitë e tij.
Do ta kuptoni shumë shpejt.”

Deklarata e saj ka ndezur reagime të shumta mes ndjekësve dhe fansave të spektaklit, të cilët po spekulojnë mbi personin për të cilin ajo flet dhe ngjarjet që pritet të zbardhen. 

Shpërndaje në

U Kopjua