Live

Hoxha: Nuk besoj se ndryshimi politik në Serbi do të sjellë ndonjë të re për Kosovën (VIDEO)

19:54 / 15 Mars 2025

Nga Kosova Live

Presidentit të Serbisë Aleksandar Vuçiq, po i lëkundet seriozisht karriga.

Pasditen e sotme në Serbi, ka nisur një protestë e madhe.

Qindra e mijëra qytetarë të mbështetur edhe nga opozita atje, po kërkojnë largimin e Vuçiqit.

Por, sipas Abit Hoxhës, ndryshimi politik në Serbi nuk sjellë asgjë për Kosovën.

Profesori në Universitetin Agder në Norvegji, tha në Info Magazine se nuk pret që Pavarësia e Kosovës të pranohet as nëse opozita do ta merrte pushtetin në Serbi.

“Opozita serbe ose këto lëvizjet sociale të cilat po protestojnë kundër Vuçiqit, në raport me Kosovën janë edhe më fashiste se Vuçiqi. Është e çuditshme me thënë se e keqja më e vogël është Vuçiqi, ose është ai djalli që e njohim. Pra, pritjet janë shumë të vogla në këtë aspekt, unë nuk pres ndonjë ndryshim politik, ose dikush e përmendi pranimin e Kosovës si shtet. Serbia të vazhdojë më tutje është shumë larg”, tha Hoxha në Klan Kosova.

Derisa javën e ardhshme, emisari special i Bashkimit Evropian Peter Sorensen, do të vijë në Kosovë.

Synimi i tij është vazhdimi i dialogut Kosovë-Serbi.

Shpërndaje në

U Kopjua