Live

Ministri i Brendshëm maqedonas: Licenca për punë e klubit të natës ndërlidhet me mit-marrje dhe korrupsion

16:00 / 16 Mars 2025

Nga Kosova Live

Ministri i Brendshëm, Pançe Toshkovski, deklaroi sot se Licenca për punë e klubit të natës ku ndodhi tragjedia ndërlidhet me mit-marrje dhe korrupsion dhe se sipas tij do të ketë përgjegjësi, shkruan Alsat.

“Kjo licencë është e ndërlidur me mit-marrje dhe korrupsion. Në këtë rast kanë emër dhe mbiemër ata që kanë dhënë këtë licencë dhe do të përgjigjen”, tha Toshkovski.

Sipas ministrit të brendshme, në mesin e të lënduarve janë edhe mbi 20 të mitur. Ndërkohë që  3 të mitur të tjerë janë në mesin e atyre që kanë humbur jetën.

Toshkovski gjithashtu njoftoi se është arrestuar ish sekretari shtetëror i Ministrisë së Ekonomisë.

Shpërndaje në

U Kopjua