Në Pirogov të Bullgarisë janë pranuar gjithsej tetë persona të lënduar nga zjarri në diskotekën e Koçanit në Maqedoninë e Veriut, tre prej të cilëve janë nën moshën 18 vjeçare, tha drejtori i spitalit në Pirogov Valentin Dimitrov për BTA.
Tre nga të pranuarit janë nën moshën 18 vjeç – dy vajza dhe një djalë, dhe pjesa tjetër – katër burra dhe një grua, janë mesatarisht 22-25 vjeç.
Gjendja e tyre është e rëndë.
Sipas doktor Valentin Dimitrov, tre nga viktimat janë intubuar, ndërsa pjesa tjetër janë në pritje të vlerësimit të mëtutjeshëm të gjendjes së tyre dhe planit të trajtimit.