“Dardanët” nga Kosova janë bërë së bashku në tokën shqiptare të Tiranës.
Ylber Ramadani, Medon Berisha, Adrion Pajaziti, Ardian Ismajli e Etnik Brruti janë fotografuar së bashku gjatë seancës stërvitore të Shqipërisë sot në “Shtëpinë e Futbollit” në kryeqytetin shqiptar.
Ditëve të fundit ka qenë temë e bujshme shkuarja e lojtarëve nga Kosova te Shqipëria.
Ka pasur nga ata që këta lojtarë që kanë kaluar nga Kosova të Shqipëria, i kanë quajtur tradhtarë, e po ashtu ka pasur të tjerë që i kanë mbrojtur – sepse kanë shkuar te kombëtarja shqiptare.
E, disa kanë kritikuar Federatën Shqiptare të Futbollit se pse po ia merr futbollistët Kosovës, gjë që ka shkaktuar dilemë se a kanë njëmend raporte vëllazërore FSHF-ja me Federatën e Futbollit të Kosovës.
Megjithëkëtë, Ylber Ramadani, Pajaziti, Ismajli, Brruti e Berisha këtë muaj do të kenë punë me Anglinë në “Wembley” e Andorrën në “Air Albania”.