Live

Arrestohet 17-vjeçari në Kamëz, theri me thikë bashkëmoshatarin e tij

15:04 / 18 Mars 2025

Nga Kosova Live

Një 17-vjeçar është arrestuar nga policia në Kamëz të Shqipërisë, pasi i njëjti ka therur me thikë bashkëmoshatarin e tij.

Policia e Shqipërisë ka bërë të ditur se mjeti prerës është sekuestruar, raporton TCh.

“I mituri i arrestuar, dyshohet se për motive të dobëta, ka dëmtuar me mjet prerës (thikë), një bashkëmoshatar të tijin, në rrugën “Besëlidhja”, ndërsa i mituri i proceduar dyshohet se ka goditur me grushte, autorin e dyshuar të plagosjes me mjet prerës”.

“Mjeti prerës u gjet dhe u sekuestrua me cilësinë e provës materiale. 17-vjeçari i dëmtuar është aktualisht në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën”.

Shpërndaje në

U Kopjua