Live

“Do ta shtyp Nedën me makinë”, zbulohet deklarata që Rozana kishte bërë për opinionisten e BBVA

08:21 / 19 Mars 2025

Nga Kosova Live

Spektakli i së martës në Big Brother VIP Albania 4 nisi me një moment të papritur dhe të tensionuar.

Rozana Radi u thirr në Dhomën e Rrëfimit, ku iu transmetua një status i saj i bërë 14 vite më parë, në të cilin shprehej ashpër ndaj opinionistes aktuale të BBVA, Neda Ballukut.

Statusi, i publikuar më 17 mars 2011, gjatë edicionit të katërt të Big Brother Albania, kur Neda ishte një banore e zakonshme, lexonte: “Mbajeni këtë Nedën larg nga rrugët kryesore kur të dalë, se do ta shyp me makinë… uaaa më acaroi”.

Ky postim i vjetër shkaktoi një debat të madh brenda spektaklit, duke sjellë një përballje të drejtpërdrejtë mes Rozanës dhe Nedës.

Rozana kërkoi falje, duke shpjeguar se qëndrimet e saj nga ajo kohë nuk janë më të njëjta sot dhe se komenti në Facebook nuk ishte bërë me qëllim serioz.

Shpërndaje në

U Kopjua