Partia Socialiste,do ta ketë numrin 5 në fletën e votimit në garën për zgjedhjet e 11 majit që do të mbahen në Shqipëri.
Njoftimin e bëri mëngjesin, kreu i kësaj partie njëherësh shef i Qeverisë shqiptare, Edi Rama.
“Çdo shqiptar e shqiptare do të duhet ta investojë votën për të vazhduar pa asnjë ndalesë a lëkundje negociatat me BE, anëtarësuar Shqipërinë në Bashkimin Evropian, siguruar pasaportën evropiane për vete e familjen, duke mos parë majtas e djathtas, po drejtë, tek maja e Shqipërisë 2030 në BE, ju uroj një ditë të mbarë”, deklaroi ai.