Në një replikë të fundit që ka shoqëruar diskursin politik të ditës, Kryeministri shqiptar Edi Rama ka reaguar ndaj kritikave të liderit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha. Pas një ironie të Bashes që përmendi takimet e Ramës dhe lidhjen e tyre me këngët e Unikatilit, Rama ka zgjedhur një përgjigje të veçantë: duke u mbështetur në tekstin e këngës së njohur të këngëtarit të njohur shqiptar.
Basha, me një ton të mprehtë, e pyeti Ramën: “Me çfarë këmishe i vesh shokët, me natë apo këmishë burgu?” Ky ishte vetëm një tjetër moment i tensioneve mes dy liderëve, të cilët kanë pasur një histori të gjatë përballjesh politike.
Në përgjigje, Kryeministri Rama ka hedhur një video ku shfaqet kënga e Unikatilit, duke e lidhur mesazhin e këngës me situatën aktuale. “S’e nuk po kupton që nuk mundesh me mu. Sa herë ke provu, çdo herë ke dështu”, është vargu që ai ka zgjedhur për t’iu përgjigjur kritikave të Bashës, duke e shfrytëzuar momentin për të theksuar dështimet e tij politike.
Rama ka këshilluar Bashën që të mos merret me “hallin e tij”, por të vazhdojë fushatën për të fituar besimin e demokratëve të Berishës.
“Mirë pra mirë dakord, kërkova këtë Unikkatilin që ke qejf ti, shih çfarë më doli… (dëgjohet në sfond kënga e tij)… e nigjove? Ça thotë ai mo vlla? ‘Pse nuk e kupton që ti s’mun m’u shty me mu, ti ndaç mohoje dost sa herë ke provu me mu, ke dështu’. I madh je! Ku i kam shokët unë ë?
Ore ta thash mos ma qaj hallin mu. PS është oqean, një bie, mijëra ngrihen. S’është kënetë si ajo që ishe ti dhe të përzunë, ndër të bënë, por nuk është as lugë uji si kjo që je zhyt! Ta thash pra, për njerëzit me fat thuhet i lindur me këmishë, po ti ke lindur me këmishë note, me super super fat. Hajde artist se ti je t’u flejt tashi, kur të shohësh nesër këtë, nigjo, mos ma harro nalo içik, kap naj pasagjer demokrat se gjynof, po t’i ha bufi të gjithë“, ka përfunduar Rama, duke shprehur besimin se është më i fuqishëm në këtë përballje politike.