Live

Shtatë të lënduarit nga zjarri në Koçan që po trajtohen në Spanjë në gjendje stabile

20:14 / 21 Mars 2025

Nga Kosova Live

Të shtatë të lënduarit nga zjarri në diskotekën e Koçanit, të cilët dje janë transportuar për trajtim në Spanjë, janë në gjendje stabile, njoftuan për MIA nga Ambasada e Mbretërisë së Spanjës në vend.

“Pacientët kanë mbërritur dje, janë kryer kontrollet fillestare mjekësore, janë në gjendje stabile dhe tashmë ka nisur procesi i trajtimit dhe shërimit në spitalet e lartpërmendura”, thuhet në Ambasada, rasporton Alsat M.

Në të njëjtën kohë, Ambasada ndan informacionin se mbreti i Spanjës, Felipe VI, i ka dërguar telegram ngushëllimi presidentes Gordana Siljnovska-Davkova me rastin e tragjedisë në Koçan.

Shpërndaje në

U Kopjua