Live

Shqipëria në kërkim të fitores së parë në kualifikime për Botërorin 2026

14:26 / 24 Mars 2025

Nga Kosova Live

Kombëtarja e Shqipërisë do të zbres sonte në fushë për ndeshjen e dytë kualifikuese për Kampionatin Botërorë.

Kuqezinjtë para tifozëve të tyre në ‘Air Albania’ do të përballen me Anodrrën.

Pas humbjes në ndeshjen e parë 2-0 nga Anglia, të përzgjedhurit e Sylvinjos kërkojnë tre pikët e para në grup.

Shqipëria është favorite e madhe në letër për ta fituar këtë sfidë, teksa mysafirët kërkojnë të shkaktojnë befasi.

Sfida mes Shqipërisë dhe Andorrës fillon në orën 20:45.

Shpërndaje në

U Kopjua