Kombëtarja Shqiptare do të luaj sonte ndeshjen e dytë të kualifikueseve për Botërorin 2026 ndaj Andorrës.
Përmes një videoje të publikuar në “Facebook” nga FSHF-ja, kanë treguar se djelmoshat “kuqezi” do të paraqiten me fanellën e kuqe.
Ndeshja do të zhvillohet sonte në “Arena Kombëtare”, në Tiranë, në orën 20:45.