Papa Françesku ishte shumë pranë vdekjes dhe i tha spitalit se “është keq” ndërsa ata po luftonin për ta shpëtuar jetën e tij, ka zbuluar një mjek i përfshirë në trajtimin e tij.
88-vjeçari i cili do të takohet me mbretin Charles dhe Camilla muajin e ardhshëm kur ta të vizitojnë Italinë, u lirua nga spitali të dielën e kaluar, pas pesë javësh duke luftuar me pneumoni të dyfishtë.
Mjekët kanë paralajmëruar se atij do t’i duhen të paktën dy muaj për t’u rikuperuar duke vënë në dyshim orarin e tij të ngjeshur të Pashkëve si dhe takimin me çiftin mbretëror,
Në një intervistë me Corriere Della Sera, profesor Sergio Alfieri, i cili ishte në ekipin e spitalit Gemelli që po trajtonte Papën, dha informacione të rralla mbi trajtimin e tij.
Alfieri tha: “Më e keqja ishte nata e 28 shkurtit. Ai pëshpëriti: “jam keq”. Ata që ishin pranë tij kishin lot në sy. Për herë të parë pashë lot në sytë e disa prej njerëzve përreth tij. Njerëz që, kuptova gjatë kësaj periudhe shtrimi, e duan sinqerisht, si baba. Ne të gjithë ishim të vetëdijshëm se situata ishte përkeqësuar më tej dhe ekzistonte rreziku që ai të mos ia dilte”.