Gjykata e Bosnjë e Hercegovinës ka kërkuar lëshimin e një urdhër-arresti ndërkombëtar në Interpol për Presidentin e Republikës Srpska, Milorad Dodik dhe Kryetarin e Asamblesë Kombëtare të këtij entiteti , Nenad Stevandiq, pasi që të dy kanë kaluar kufirin shtetëror dhe për ta është lëshuar një urdhër arrest i brendshëm, qëndror javën e kaluar.
Dodik, të martën kaloi kufirin ndërshtetëror Bosnjë-Serbi, dhe shkoi në Beograd, në një ceremoni që shënoi 26 vjetorin e nisjes së bombardimeve të NATO-s.
Pas kësaj ai u kthye në Banjalluka, nga ku me avionin e qeverisë së Republika Sërpskas, udhëtoi së pari në Beograd e nga aty në Izrael, ku ndodhet edhe këtë të enjte për të marrë pjesë në një Konferencë.
Dodik, Stevandiq, si dhe kryeministri i këtij entiteti, Radovan Vishkoviq, akuzohen nga Prokuroria Speciale në Sarajevë, për shkelje të rendit kushtetues të Bosnjës, për shkak të miratimit të disa ligjeve, që I japin entitetit serb atributet e plota të shtetit.
Ndryshe Dodik, është dënuar më 26 shkurt nga shkalla e parë e Gjykatës, me një vit burgim dhe 6 vjet mos ushtrim të funksionit shtetëror.
Këtë dënim lideri nacionalit e mori pasi që refuzoi të zbatoj vendimet e përfaqësuesit ndërkombëtar për Bosnjen, diplomatit gjerman, Kristian Shmit.