Me përjashtim të Kosovës dhe Serbisë, Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Kaja Kallas, nga nesër do të nis një vizitë jogjithpërfshirëse në rajonin e Ballkanit Perëndimor.
Nesër ajo shkon në Podgoricë, ku do të takohet me kryeministrin malazias, Jakov Milatoviq, kanë lajmëruar nga Shërbimi i Jashtëm i BE-së.
Mëpastaj ajo do të vazhdojë për në Tiranë, ku edhe parashihet që të ketë konferencë shtypi me kryeministrin shqiptar, Edi Rama.
Përfaqësuesja e Lartë Kalas do të takohet edhe me ministrin për Evropën dhe Punët e Jashtme Igli Hasanin dhe ministrin e Mbrojtjes Pir Vengu me të cilët do të hapë solemnisht dialogun e parë për sigurinë dhe mbrojtjen mes BE-së dhe Shqipërisë.
Kalas do t’u drejtohet edhe studentëve dhe përfaqësuesve të shoqërisë civile në Shqipëri.
Në Bosnje dhe Hercegovinë, Përfaqësuesja e Lartë do të vizitojë anëtarët e EUFOR Altea dhe do të takohet me anëtarët e Presidencës së Bosnje-Hercegovinës.
Ajo do të takohet edhe me kryetarin e Këshillit të Ministrave Borjan Krišta dhe ministren e Punëve të Jashtme Elmedina Konakoviq