Një incident i zjarrit ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Shkozë.
Ngjarja ka ndodhur në një prej banesave sociale atje.
Si pasojë e flakëve janë shkaktuar vetëm dëme materiale.
Në vendngjarje u angazhuan tre stacione të zjarrfikësve.
Po ashtu, policia ka bërë evakuuimin e banorëve dhe së bashku me grupin hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të zjarrit.