Live

Ndërtimi i shkollës fillore në rrugën “Sali Çeku”, Aliu: Çdo ditë më pranë përfundimit

19:22 / 07 Prill 2025

Nga Kosova Live

Kryetari i Ferizajt, Agim Aliu ka publikuar pamje nga punimet e shkollës fillore në rrugën “Sali Çeku” në qytet.

Aliu ka shkruar se punimet janë pranë përfundimit.

”Çdo ditë më pranë përfundimit”, ka shkruar Aliu.

VIDEO

Shkolla fillore në rrugën “Sali Çeku” parashihet të ketë 26 klasa mësimore, 8 laboratorë, sallën sportive e mijëra metra hapësira pune për nxënësit e mësimdhënësit.

Shpërndaje në

U Kopjua