Live

Arrestohet një person në Çallapek të Pejës, iu gjet një pushkë gjuetie me 9 fishekë

09:06 / 08 Prill 2025

Nga Kosova Live

Është arrestuar një person në fshatin Çallapek të Pejës, pasi tek i njëjti është gjetur një pushkë gjuetie me 9 fishekë.

Policia ka bërë të ditur se pushka me fishekë është sekuestruar, përcjell Klankosova.tv.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i është gjetur dhe sekuestruar një pushkë gjuetie me 9 fishekë. Me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt” thuhet në raportin e policisë.

Shpërndaje në

U Kopjua