Përfaqësuesja e Lartë për Politike të Jashtme dhe Siguri e Bashkimit Evropian, Kaja Kallas në një konferencë për media, pas takimit me kryeministrin shqiptar, Edi Rama, ka folur edhe për raportet mes Kosovës dhe Serbisë.
Ajo është shprehur se nuk mund të ketë ecuri pa normalizimin e plotë të marrëdhënies ndërmjet këtyre dy vendeve, përcjell Klankosova.tv.
“Mendoj që ajo që është e rëndësishme është që në lidhje me Kosovën dhe Serbinë nuk mund të ketë ecuri pa normalizimin e plotë të marrëdhënies ndërmjet këtyre dy vendeve”.
“Unë më pas do të shkoj në Bosnje e Hercegovinë, sot pasdite dhe do të takohem me të gjitha palët atje në mënyrë që të qetësohet situata në Bosnje e Hercegovinë”, është shprehur tutje ajo.