Live

Kultura detare italiane, veliera e famshme “Vespucci” rikthehet në Durrës

15:19 / 08 Prill 2025

Nga Kosova Live

E cilësuar si një nga anijet veliere më të bukura në botë, Amerigo Vespucci e marinës italiane është rikthyer në Portin e Durrësit në kuadër të turit që ka ndërmarrë në 35 porte të 30 shteteve në 5 kontinente.

E cilësuar si një ambasadë lundruese e kulturës dhe traditës detare italiane, Amerigo Vespucci ka zgjedhur Durrësin si ndalesën e parë të turit mesdhetar lindor.

Kapiteni i kësaj anije nuk e fsheh që rikthehet me kënaqësi në Durrës ku ende janë të freskëta mikpritja e ngrohtë herën e parë, raporton A2CNN, transmeton Klankosova.tv.

Veliera Vespucci do të qëndrojë tre ditë në Portin e Durrësit, ku do të jetë e hapur për t’u vizituar për të vijuar më tej turin ndërkombëtar.

Shpërndaje në

U Kopjua