Live

Ky është i dyshuari për vrasjen e gruas në Zvicër

15:50 / 11 Prill 2025

Nga Kosova Live

Mëngjesin e djeshëm, fshati Epagny në Zvicër është tronditur pas lajmit për vdekje të dyfishtë.

Sipas asaj që ka mësuar Klan Kosova, një shtetas i Kosovës (nga Malisheva) ka shtënë me armë zjarri ndaj bashkëshortes së tij, po ashtu shtetase e Kosovës nga një fshat i Malishevës, duke e lënë të vdekur atë.

Më pas, raportohet se shtëpia ku gjendeshin çifti ka marrë flakë, dhe zjarrfikësit kanë gjetur në fund dy trupa të pajetë.

E Klani tash ka mësuar se i dyshuari për vrasjen e djeshme është Ramiz Berisha, nga Malisheva.

Ndërkaq, mediat në Zvicër kanë raportuar se rasti është ende nën hetime, teksa ende nuk është konfirmuar as identiteti i viktimave.

Klankosova.tv ka raportuar edhe më herët për këtë rast. 

Shpërndaje në

U Kopjua