Live

KQZ pjesë e konferencës së KiE-së, flitet për kontrollin financiar të partive

15:16 / 16 Prill 2025

Nga Kosova Live

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve bën të ditur se kryetari i saj, Kreshnik Radoniqi, bashkë me një delegacion ka marrë pjesë në Konferencën e 20-të Evropiane të Trupave Menaxhuese të Zgjedhjeve, mbajtur në kryeqytetin lituanez, Vilnius, me temën “Stabiliteti i Ligjit Zgjedhor – Aspektet Praktike”.

Në njoftimin e lëshuar në Facebook thuhet se gjatë punimeve të konferencës u diskutuan tema të ndryshme të lidhura me proceset zgjedhore, me theks të veçantë te rregullat që përcaktojnë të drejtën për të votuar dhe për t’u kandiduar, përfshirë regjistrimin e votuesve dhe kandidatëve.

“Po ashtu, pjesë e diskutimeve ishin edhe modalitetet për ndarjen e kufijve të zonave zgjedhore dhe qendrave të votimit, si dhe votimi nga jashtë vendit. Një pjesë e rëndësishme e agjendës iu kushtua rregullave që zbatohen në procesin e votimit dhe numërimit të votave, përfshirë transmetimin e rezultateve, me fokus në prezantimin e modaliteteve dhe teknologjive të reja në këtë proces”.

“Vëmendje e veçantë iu kushtua edhe rregullimeve ligjore që kanë të bëjnë me kontrollin financiar të partive politike gjatë vitit kalendarik dhe gjatë fushatave zgjedhore. Konferenca u bashkëorganizua nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Republikës së Lituanisë dhe Këshilli për Zgjedhje Demokratike i Këshillit të Evropës”, thuhet në njoftim. 

Shpërndaje në

U Kopjua