Live

Lekaj i ashpër me VV’në: Konstituoni Kuvendin e mos folni broçkulla

10:56 / 19 Prill 2025

Nga Kosova Live

Nënkryetari i AAK’së Pal Lekaj, i ka reaguar ashpër Lëvizjes Vetëvendosje duke kërkuar sa më parë konstituimin e Kuvendit të Kosovës.

Lekaj thotë se nëse VV i ka numrat atëherë ta konstituoi Kuvendin e të mos bëjë drama.

VV, boll me drama – Thoni që keni numrat? Konstituoni Kuvendin e mos folni broçkulla”, shkroi Lekaj në ‘Facebook’.

Pas dy seancave të dështuara edhe sot nga ora 12:00 do të zhvillohet seanca e radhës për konstituimin e Kuvendit.

Shpërndaje në

U Kopjua