Live

Shqipëri: Shembet masivi i gurëve në një galeri në Bulqizë, humb jetën një 48-vjeçar

19:04 / 19 Prill 2025

Nga Kosova Live

Një ngjarje tragjike është regjistruar mesditën e kësaj të shtune në Martanesh të Bulqizës, ku brenda një galerie minerare dyshohet se është shembur një masiv gurësh.

Si pasojë e shembjes, ka humbur jetën shtetasi Agron Cani, 48 vjeç, banues në Krastë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 12:30, në një nga galeritë në zonën e quajtur Thekën e Martaneshit, raporton TopChannel.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, ka dalë në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

Shpërndaje në

U Kopjua