Live

Aksident fatal në Bosnje: Vdes deputeti, gruaja dhe fëmija i tyre i mitur

19:50 / 19 Prill 2025

Nga Kosova Live

Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në rrugën Doboj-Banjaluka, në qytetin Puraçi të Banjallukës, Bosnje e Hercegovinë.

Siç raportohet në këtë aksident ka ndërruar jetë deputeti i Bosnje Hercegovinës, Srgjan Todoroviq së bashku me bashkëshorten dhe një fëmijë të mitur, ku këtë e ka konfirmuar edhe Drejtoria e Policisë së Banja Lukës.

Aksidenti ka ndodhur rreth orës 12:50 në qytetin Puraçi, në rrugën Doboj-Banjaluka. Në përplasje janë përfshirë një makinë pasagjerësh tip “Volvo” dhe një kamion me një rimorkio, raporton media boshnjake “Klix”, transmeton Gazeta Sinjali.

Sipas informacioneve jozyrtare, tragjedia ka ndodhur kur “Volvo” e drejtuar nga Todoroviq, me shpejtësi të madhe është përplasur me rimorkio të një kamioni, i cili është ndalur në rrugë për shkak të një aksidenti të mëhershëm. Kamioni paraprakisht është përfshirë në një tjetër aksident trafiku me veturë pasagjerësh, pas së cilës të dyja veturat kanë mbetur në këmbë në rrugë.

Makina e familjes Todoroviq ka kaluar nën rimorkio të kamionit dhe Srđan Todoroviq, gruaja dhe fëmija i tij kanë vdekur në vend nga plagët e marra.

Dy persona nga automjeti tjetër janë lënduar dhe janë dërguar në Qendrën Universitare-Klinike të Republikës Srpska në Banja Lukë.

Hetimet në vendngjarje në vendngjarje u kryen nga prokurori kujdestar pranë Prokurorisë Publike të Rrethit Banja Lukë.

Pas përfundimit të hetimeve policore në orën 17:35, qarkullimi është normalizuar në autostradën “9 Januar”, Banja Lukë – Përnjavor në qytetin Puraqi.

Shpërndaje në

U Kopjua