Live

Arrestohet pasi e goditi me motoçiklet një shtetas të huaj në Prishtinë

09:27 / 20 Prill 2025

Nga Kosova Live

Një person është arrestuar në rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë të shtunën, pasi e kishte goditur me motoçikletë një shtetas të huaj.

Në raportin 24-orësh të policisë thuhet se kjo ka ndodhur mas një mosmarrëveshje që kishte ndodhur në mes të viktimës dhe të dyshuarit.

Viktima është dërguar për tretman mjekësor në QKUK, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. 

Shpërndaje në

U Kopjua