Papa Françesku vdiq të hënën e Pashkëve, më 21 prill, në moshën 88-vjeçare në rezidencën e tij në Casa Santa Marta të Vatikanit.
Pak më parë, Kardinali Farrell, njoftoi vdekjen e Papa Françeskut, me këto fjalë: “Të dashur vëllezër dhe motra, me dhimbje të thellë më duhet të njoftoj vdekjen e Atit tonë të Shenjtë Françesku.
“Në orën 7:35 të mëngjesit të sotëm (me orën lokale), peshkopi i Romës, Françesku, u kthye në shtëpinë e Atit. E gjithë jeta e tij iu kushtua shërbimit të Zotit dhe Kishës së Tij”
“Ai na mësoi të jetojmë vlerat e Ungjillit me besnikëri, guxim dhe dashuri universale, veçanërisht në favor të më të varfërve dhe më të margjinalizuarve”, raporton BBC, transmeton Klankosova.tv
Kardinali Jorge Mario Bergoglio u zgjodh në krye të Kishës Katolike në mars të vitit 2013 pasi Papa Benedikti XVI u largua nga pushteti.