Live

Disa nga të dyshuarit për vrasjen e rreshterit Lika ishin arrestuar edhe për djegien e gjykatës në Kaçanik

13:10 / 21 Prill 2025

Nga Kosova Live

Njësitet Speciale të Policisë sot arritën t’i arrestojnë shtatë persona, që janë të dyshuar për planifikimin dhe vrasjen e rreshterit Muhamed Lika.

Rreth këtij aksioni detaje kanë dhënë kryeprokurori i Ferizajt Burim Çerkini si dhe drejtori i Përgjithshëm i Policisë Gazmend Hoxha.

Hoxha tha se disa nga të dyshuarit ishin arrestuar edhe në rastin e djegies së gjykatës në Kaçanik.

“Rreshteri ynë ka qenë në detyrë zyrtare kur kanë ndodhur këto raste dhe pastaj ka punuar në mbështetje të hetimeve të policisë në ndriçimin e këtyre rasteve. Domethënë këta janë persona të dyshuar që kanë qenë të arrestuar më herët në rastin e pamfletëve dhe djegien e gjykatës në Kaçanik”, deklaroi Hoxha gjatë konferencës së jashtëzakonshme për media.

Shpërndaje në

U Kopjua