Live

19-vjeçari shqiptar vritet në Francë

14:16 / 21 Prill 2025

Nga Kosova Live

Një 19 vjeçar shqiptar raportohet se është vrarë të dielen në Francë.

Ngjarja tragjike ndodhi në qytetin Clermont Ferrand, konkretisht në stacionin e trenit SNCF në Avenue Charras.

Viktima raportohet se është qëlluar nga një veturë në lëvizje, transmeton Klankosova.tv.

Vdekjen e tij e konstatuan mjekët e urgjencë pak para orës 20:30.

Sipas policisë i riu nuk kishte qenë i njohur për autoritetet më parë e po ashtu nuk ka as precedentë penalë.

Për hetimin e ngjarjes është angazhuar Divizioni për Kriminalitet të Organizuar dhe të Specializuar (DCOS), që ka nisur menjëherë punën për identifikimin dhe kapjen e autorit.

Identieti i viktimës nuk është bërë me dije.

Motivet e këtij ekzekutimi të rëndë nuk janë ende të qarta, por vendndodhja pranë një pike të njohur shpërndarjeje të lëndëve narkotike ka ngritur dyshime se mund të jetë e lidhur me prapaskena kriminale.

Ngjarja ka tronditur komunitetin shqiptar në Francë, ndërsa autoritetet po punojnë për të zbardhur sa më shpejt këtë vrasje që ndodhi në mes të rrugës, në një zonë të frekuentuar dhe në orare kur qarkullimi është ende i lartë.

Shpërndaje në

U Kopjua