Deputeti i Vetëvendosjes Hekuran Murati, është deklaruar para nisjes së seancës para mediave.
Murati tha se i takon VV-së që ta ketë pozitën e kryekuvendarit.
“Sot do të jemi në seancë siç e parasheh rregullorja e punës e kuvendit. Gjithsesi ajo që duhet të kuptojnë edhe partitë opozitare që janë tash në kuvend është se sipas kushtetutës, sipas interpretimeve nga gjykata kushtetuese e drejta për të propozuar dhe për të pasur pozitën e kryekuvendarit i takon ekskluzivisht partisë fituese, në këtë rast Lëvizjes Vetëvendosje”, tha ai.