Profesori Dritëro Arifi në “Speciale” në Klan Kosova foli lidhur me “peshkimin” e partive politike.
Ai tha se kjo logjikë na ka sjellë në këtë pikë që jemi, pa kuvend të konstituuar.
“Kjo logjika e peshkimit po na sjell në këto pozicione, pra logjika e peshkimit VV-së ia ka dhënë një fuqi në mandatin e parë e cila nuk e ka kuptuar që peshkimi nuk është mënyra e duhur për të ndërtuar një tregim normal, prandaj duhet bashkëbisedimi. Kur nuk kemi bashkëpunim ndodhin këto gjëra, por duhet ulur për të biseduar. Përgjegjësia gjithmonë i bjën të zotit të shtëpisë”, tha Arifi.
Sot është ndërprerë për herë të katërt seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës.
Kjo seancë do të vazhdojë të mërkurën në orën 10:00.