Live

Merr flakë aeroplani me rreth 300 pasagjerë brenda në Orlando të Floridas

20:38 / 21 Prill 2025

Nga Kosova Live

Rreth 300 pasagjerë janë evakuuar pasi motori i aeroplanit Delta mori flakë derisa ishte në asfalt në Aeroportin Ndërkombëtar të Orlandos në Florida.

Videot e publikuara në rrjete sociale tregojnë tymin dhe flakët nga motori dhe pasagjerët që dalin nga aeroplani përmes rrëshqitjeve të urgjencës.

Fluturimi i Delta 1213 ishte caktuar të nisej nga Orlando, i famshëm si shtëpia e Disneyworld, për në Atlanta me pothuajse 300 njerëz në bord. Nga zjarri nuk raportohet për të lënduar, transmeton Klankosova.tv.

Linja ajrore tha se ekuipazhet evakuuan kabinën kur flakët u panë në një nga dy motorët kryesorë të avionit.

Administrata Federale e Aviacionit tha se do të hetojë incidentin.

Shpërndaje në

U Kopjua