Live

Si do të zgjidhet Papa i ardhshëm?

10:39 / 22 Prill 2025

Nga Kosova Live

Papa i ardhshëm do të zgjidhet nga Kolegji i Kardinalëve, figurat më të larta të kishës katolike të emëruara nga Papa, të cilët do të shkojnë në Romë në ditët e ardhshme për konklavën.

Emri vjen nga latinishtja cum clave, që do të thotë “me çelës”, që tregon procesin e mbyllur të zgjedhjes së Papës.

Ka më shumë se 250 kardinalë nga më shumë se 90 vende, por vetëm rreth 135 janë kardinalë zgjedhws (ata mbi 80 vjeç janë të përjashtuar). Rreth 110 prej zgjedhësve kardinalë janë zgjedhur nga Françesku në 10 vitet e fundit dhe kryesisht pasqyrojnë vizionin e tij për një kishë më gjithëpërfshirëse, shkruan The Guardian.

Pasi kardinalët mblidhen në Romë, zakonisht 15-20 ditë pas vdekjes së Papës, ata grumbullohen nën tavanin madhështor të pikturuar nga Mikelanxhelo në Kapelën Sistine për të filluar diskutimet e tyre.

Pasi shpallen fjalët extra omnes – të gjithë jashtë – që i referohen të gjithë të tjerëve përveç kardinalëve votues dhe një grushti zyrtarësh e mjekësh, dyert mbyllen.

Shpërndaje në

U Kopjua