Netflix ka njoftuar premierën e dokumentarit tre-pjesësh “Fred & Rose West: A British Horror Story”, që do të publikohet më 14 maj. Seriali trajton njërin nga rastet më të tmerrshme të vrasjeve serike në Britani, ku Fred dhe Rose West, një çift i martuar, kreun një seri krimesh, përfshirë vrasje, tortura dhe përdhunime gjatë viteve ’60 deri ’80 në qytetin e Gloucester.
Viktimat e tyre përfshinin edhe vajzat e tyre, Heather dhe Charmaine, eshtrat e të cilave u gjetën nën shtëpinë e familjes.
Ky dokumentar ofron pamje ekskluzive të hetimeve dhe regjistrime të papublikuara, duke përfshirë intervista me anëtarë të familjes së viktimave që flasin për herë të parë për traumat e tyre.
Fred West u vetëvra në vitin 1995, ndërsa Rose West u dënua me burgim të përjetshëm për dhjetë vrasje. Seriali i ri do të ndjekë ngjarjet nga hetimi dhe zbulimi i krimeve deri në gjyqin e Rose West, duke ofruar një pasqyrë më të thellë të këtij rasti të tmerrshëm.