Live

Emisari Sorensen po qëndron në Prishtinë, pritet të takohet me Bislimin

10:31 / 24 Prill 2025

Nga Kosova Live

Emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen, po qëndron për vizitë në Prishtinë.

Burime diplomatike kanë konfirmuar për Klan Kosova se emisari Sorensen pritet të takohet me Besnik Bislimin, kreun e ekipit negociator të Kosovës.

Peter Sorensen do të qëndrojë vetëm për disa orë në Prishtinë, në një vizitë tejet të shkurtër.

Vizita e tij po vjen pas dështimit të partisë fituese në zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit, LVV-së, e cila nuk po mund të zgjedh kryetarin e Kuvendit.

Shpërndaje në

U Kopjua