Live

Aksident i rëndë në Greqi, vdes 42-vjeçari shqiptar

10:32 / 24 Prill 2025

Nga Kosova Live

Një 42-vjeçar shqiptar ka vdekur në Volos të Greqisë pak orë pasi u përfshi në një aksident trafiku mëngjesin e së enjtes.

Siç raporton TopChannel, aksidenti ka ndodhur afërsisht dhjetë minuta para mesnate, në rrugën “Larissis”, në kryqëzimin e saj me rrugën “Ypsilantou”, kur një motor i drejtuar nga një 42-vjeçar shqiptar që udhëtonte nga zona e Shën Anargyrit në drejtim të Larissis, është përplasur me një makinë të drejtuar nga një 26-vjeçar, banor i Volosit.

Përplasja ka qenë e fortë dhe në vendngjarje ka mbërritur një ambulancë për të transportuar 42-vjeçarin në spital, ku u bënë përpjekje për ta mbajtur në jetë.

Mirëpo, rreth dy orë e gjysmë më vonë, 42-vjeçarit nuk ia ka dalë t’iu mbijetojë plagëve të marra.

Shpërndaje në

U Kopjua