Rusia rezervon të drejtën për të përdorur armë bërthamore në rast se përballet me agresion nga vendet perëndimore.
Kështu citohet të ketë thënë zyrtari më i lartë i sigurisë së Moskës, Sergei Shoigu, në një intervistë me agjencinë shtetërore të lajmeve TASS të enjten.
Komentet e Shoigu vijnë pasi presidenti amerikan Donald Trump dhe zëvendësi i tij JD Vance kanë paralajmëruar se Uashingtoni mund të largohet nga përpjekjet për të negociuar një zgjidhje paqeje në Ukrainë nëse nuk ka përparim në një marrëveshje së shpejti, raporton Reuters, transmeton Klankosova.tv.
Që nga marrja e detyrës në janar, Trumpi ka ndryshuar politikën e SHBA-së ndaj luftës trevjeçare, duke i bërë presion Ukrainës që të pajtohet me një armëpushim duke lehtësuar presionin ndaj Rusisë.
Shoigu, i cili shërbeu për më shumë se një dekadë si ministër i mbrojtjes i Rusisë derisa u zhvendos në krye të këshillit të saj të fuqishëm të sigurisë në një riorganizim të qeverisë vitin e kaluar, përmendi ndryshimet në doktrinën bërthamore të Moskës të miratuar nga Presidenti Vladimir Putin nëntorin e kaluar.
Sipas kushteve të reja, Rusia mund të konsiderojë një sulm bërthamor në përgjigje të një sulmi konvencional ndaj Rusisë ose aleatit të saj Bjellorusi që “krijoi një kërcënim kritik për sovranitetin dhe (ose) integritetin e tyre territorial”.