Live

Zelensky anulon një pjesë të udhëtimit në Afrikën e Jugut pas sulmeve vdekjeprurëse ruse

11:10 / 24 Prill 2025

Nga Kosova Live

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky do të takohet sot me Presidentin Cyril Ramaphosa në Afrikën e Jugut, ndërsa ai përpiqet të zgjerojë grupin e tij të partnerëve ndërkombëtarë.

Ai me anë të një postimi në X ka dhënë shpjegime pse po anulon një pjesë të udhëtimit të tij në Afrikën e Jugut sot.

Zelensy konfirmoi se do të takohet ende me presidentin e Afrikës së Jugut, por ai “po anulon një pjesë të programit” dhe do të kthehet në Ukrainë menjëherë pas takimit me Cyril Ramaphosa.

Ministri i Jashtëm i Ukrainës do të mbajë të gjitha takimet e nevojshme në Afrikën e Jugut për të informuar plotësisht liderët politikë dhe të shoqërisë civile të vendit për situatën.

Zelensky vazhdoi duke thënë se Rusia goditi Ukrainën me afro 70 raketa gjatë natës, duke përfshirë ato balistike, dhe rreth 150 dronë sulmues, transmeton Klankosova.tv.

“Sulmet duhet të ndalen menjëherë dhe pa kushte”, shton Zelensky, duke thënë se ai është mirënjohës për të gjithë në mbarë botën që qëndron me Ukrainën.

Sulmet ruse me raketa dhe dron në Kiev vranë të paktën nëntë persona dhe 77 të tjerë u plagosën,.

Shpërndaje në

U Kopjua