Live

Aksident i tmerrshëm në tunelin e Kalimashit, lëndohen tre persona (FOTO)

12:16 / 25 Prill 2025

Nga Kosova Live

Një aksident i rëndë ka ndodhur në tunelin e Kalimashit, ku si pasojë janë lënduar tre persona.

Përmes një njoftimi, policia ka bërë të ditur se ngjarja ndodhi rreth orës 10:15, në tunelin e Kalimashit, ku dyshohet se janë përplasur një automjet i subjektit përgjegjës për mirëmbajtjen e rrugës dhe një automjet tjetër.

Sipas euronews.al, të  lënduarit janë transportuar në spital, për ndihmë mjekësore, transmeton Klankosova.tv.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.

Shpërndaje në

U Kopjua