Live

Shiste kanabis në doza, vihet në pranga 25-vjeçari në Tiranë

16:57 / 25 Prill 2025

Nga Kosova Live

Shërbimet e Policisë në Tiranë kanë arrestuar një 25 vjeçar.

Gjatë kontrollit në automjetin e të riut u sekuestruan 170 gramë lëndë e dyshuar narkotike kanabis, që dyshohet se ky i ri e shiste në zonën e Kombinatit.

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6 kanë goditur një rast të shitjes së lëndëve narkotike, në doza. Për këtë rast, në bashkëpunim me specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, u arrestua në flagrancë shtetasi 25 vjeçar, banues në Kamëz, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Shërbimet e Policisë kanë ndaluar në rrugën “Shaban Bardhoshi”, automjetin që drejtonte shtetasi A. Gj., në të cilin gjatë kontrollit u gjetën 170 gramë lëndë e dyshuar narkotike Cannabis Sativa”, thuhet në njoftim të policisë. 

Shpërndaje në

U Kopjua