Live

Enigma e identitetit, pse e mori Papa emrin e shenjtorit? (VIDEO)

20:56 / 25 Prill 2025

Nga Kosova Live

Shumë njerëz që pitën me orë të tëra natën e kaluar për ta para kufomën e Papa Françeskos, brenda bazilikës Shën Pjetri në Vatikan, zor se e kanë idenë pse argjentinasi, i cili vdiq të hënën, në moshën 88 vjeçe, mori këtë emër.

Ai lidhet me tempullin fetar, që ndodhet në vendbanimin Assisi, në qendër të Italisë dhe quhet bazilika e Shën Franceskos, sipas një murgu që ka jetuar këtu, në fillim të shekullit 13.

Prifti erdhi në vendin që ndodhet rreth 180 kilometra në veri të Romës, për ta formuar rendin e klerikëve françeskanë, duke lënë luksin, për një stil jete të thjeshtë, kushtuar të varfërve dhe atyre në nevojë.

E ka qenë pikërisht ajo çfarë ka bërë prifti i para 8 shekujve, që ka inspiruar kardinalin argjentinas Jorge Bergoglio.

Ky, kur u bë papë, më 2013, habiti të gjithë kur vendosi ta marrë emrin Françesko, sipas murgut të tij të preferuar.

Basilica në Asisi ka qenë një vend i vizituar nga besimtarët dhe turistët, por prej vdekjes së Françeskos, të ardhurit janë shtuar. Ata duan të dinë më shumë për njeriun që impresionon papën dhe të marrin kujtime për të.

Papa do të varroset në Bazilikën Shën Maria e Madhe që ndodhet jashtë Vatikanit.

Shpërndaje në

U Kopjua