Një aeroplan i vogël policie është rrëzuar në det pranë një qyteti të njohur plazhi në Tajlandë, duke lënë të vdekur të gjashtë personat në bord, thanë zyrtarët.
Avioni po kryente një fluturim provë për t’u përgatitur për stërvitjen me parashutë në distriktin Hua Hin përpara se të rrëzohej rreth orës 8 të mëngjesit sipas orës lokale atje, transmeton Klankosova.tv
Zyrtarët nuk e ndanë menjëherë modelin e aeroplanit me helikë, por fotot nga vendi i ngjarjes duket se tregojnë një Viking DHC-6 Twin Otter.
Policia thotë se nuk e di arsyen e rrëzimit të aeroplanit, por po mbledh të dhëna nga kutia e zezë e avionit.