Futbollisti Belgin Jashari nga komuniteti ashkali, është sulmuar nga një i rritur.
Lidhur me këtë, në “Edicioni Special” në Klan Kosova ka folur deputeti Veton Berisha.
Ai tha se ndihet keq që diçka e tillë ka ndodhur, duke shtuar se rasti ka elemente raciste, transmeton Klankosova.tv.
“Jam duke u ndje tepër keq me rastin e fundit, tani kur një talent i ri ka synime për të kontribuar në futbollin kosovar, tentohet t’i ndalet dëshira për një lojë, kampionale. Edhe e kuptova që kishte ndërhyrje nga një prind i një lojtari kundërshtar. Fjalët e tij ishin të bazuara që dëshmohet dhe konfirmohet që ka elemente raciste, thuhet që “një magjup nuk e ka vendin në fushë”, “ju jeni për me mbledh bakër jo me lujtë futboll”, këto fjalë janë demotivuese dhe na bëjnë me u ndi keq. Fati i mirë është që këto pamje i ka kap kamera, sepse nuk ka javë që nuk ka raste të racizimit”, u shpreh Berisha.
Ndiqeni videon në vijim për më shumë detaje: