Katër shtetase të huaja janë dënuar me nga 1 milionë lekë gjoba secila nga Gjykata e Tiranës, pasi u dyshuan për ushtrim të prostitucionit në Shqipëri.
Bëhet fjalë për tri vajza nga Kolumbia, një nga Venezuela dhe një tjetër nga Rusia.
Sipas A2CNN, katër gratë, të moshave 24, 31, 33 dhe 34 vjeç u gjykuan në mungesë në gjykatën e kryeqytetit, ku përmes avokatëve u dakordësuan me dënimin e kërkuar nga prokuroria.