Live

Takimi në Vatikan, kush është shqiptarja që u prit nga Papa? (VIDEO)

21:42 / 26 Prill 2025

Nga Kosova Live

Adeodata është pagëzuar me një emër të veçantë, kuptimi i të cilit është “dhuruar Zotit”. Domethënien e bukur të emrit të saj, Dea, siç e njohin të gjithë e ndjeu si asnjëherë tjetër pak vite më parë kur ishte 15 vjeç dhe takoi Papa Françeskun.

Udhëtimin në Vatikan ia mundësoi çmimi Nënë Tereza, që iu dha nga kisha katolike shqiptare, pas një konkursi mes shkollave 9 vjeçare.

“U zgjodhën diku te 4 -5 persona, tek të cilit ishin vërejtur që kanë bërë vepra bamirësie, pa u venë re nga të tjerët. Dhe na është dhëne çmimi i Nënë Terezës për bamirësi dhe na është thënë që njëri prej nesh do kishte fatin të takonte Papa Françeskun”.

“Arqipeshki ne atë kohë George Frendo bëri një shorte. Kur doli emri im nuk mund ta besoja dot”, tha Adeodata.

Shpërndaje në

U Kopjua