Live

Vrasja në Vlorë, ky është 58-vjeçari që u ekzekutua në hyrje të banesës së tij

09:55 / 28 Prill 2025

Nga Kosova Live

Ky është 58-vjeçari që u ekzekutua në hyrje të banesës së tij në Vlorë

Një person është vrarë dje në Vlorë, duke u qëlluar me tre plumba te shkallët në hyrje të banesës së tij.

Mediat në Shqipëri kanë raportuar se bëhet fjalë për 58-vjeçarin Renato Fredi Hoxhaj.

Ka qenë bashkëjetuesja e tij, e cila ka dëgjuar të shtënat, ndërsa më pas e ka gjetur të vrarë dhe ka lajmëruar menjëherë policinë.

58-vjeçari ishte i divorcuar prej vitesh dhe kishte dy fëmijë të rritur. Ai ishte roje objekti, ndërkohë që aty pranë kishte dhe banesën e tij ku u vra rreth orës 06:00 të mëngjesit të së dielës.

Shpërndaje në

U Kopjua