Live

Superfinalja e Kupës përsëritet në gjysmëfinalen e ‘Play-off’-it

08:06 / 01 Maj 2025

Nga Kosova Live

Kastrioti dhe Besa Famgasi do të ndeshen sërish sot në gjysmëfinalen e parë të ‘Play-off-it’ në Superligën e Kosovës në hendboll, pas një finale dramatike të Kupës së Kosovës.

Kjo sfidë, që do të zhvillohet në palestrën “Bill Clinton” nga ora 18:00, pritet të ofrojë emocione të forta. Në finalen e Kupës, e zhvilluar të dielën, Kastrioti triumfoi përballë Besës, edhe pse kjo e fundit e ofroi një ndeshje të bukur, që u vendos vetëm në minutat e fundit. Arena në Ferizaj ishte mbushur me rreth 3 mijë shikues, të cilët ndoqën nga afër këtë spektakël.

Me Kastriotin që ka përfunduar sezonin e rregullt në pozitën e dytë dhe Besën në të tretën, kjo ndeshje pritet të jetë një sfidë e fortë. Gjithashtu, atmosfera në palestrën e Ferizajit pritet të jetë ngrohtë, me një numër të madh shikuesish që do të mbështesin skuadrat e tyre.

Ndeshja e dytë gjysmëfinale do të zhvillohet të dielën në Pejë, ndërsa skuadra që arrin të fitojë dy ndeshje, kualifikohet për finalen. Nëse është e nevojshme, ndeshja e tretë do të zhvillohet në Ferizaj.

Shpërndaje në

U Kopjua