Live

Zbardhet dëshmia e të arrestuarit si i përfshirë për vrasjen në Vlorë: “Makinën ia dhashë në përdorim një miku, por….”

13:24 / 01 Maj 2025

Nga Kosova Live

Eris Mehmeti para oficerëve të policisë ka mohuar që të ketë lidhje me vrasjen e Renato Hoxhës në Vlorë më 27 prill.

Ndërkohë para faktit që makina është e tij, ai ka pranuar një gjë të tillë duke thënë në polici se makina është e njëjta me atë që ai ka në pronësi.

Ndër të tjera ai ka shtuar se makinën ia ka lënë në përdorim një miku të tij pasi ia kishte kërkuar dhe se tashmë nuk e di se për çfarë është përdorur makina e tij.

Eris Mehmeti është lënë në burg nga Gjykata e Vlorës për përkrahje të autorit të krimit dhe sigurim kushtesh për te kryer vrasjen e Renato Hoxhës, raporton Abcnews.al

Nga dyshimet që ka policia besohet se automjeti mund të jetë çmontuar në pika skrapi ose servis. Ndaj janë kryer edhe disa hetime në këtë drejtim, transmeton Klankosova.tv

Shpërndaje në

U Kopjua