Live

Malajzia dekorohet me flamuj të Kosovës (FOTO)

14:48 / 01 Maj 2025

Nga Kosova Live

Malajzia është zbukuruar me flamuj të Republikës së Kosovës, në shenjë nderimi për vizitën zyrtare të presidentes, Vjosa Osmani dhe delegacionit të saj.

Pamjet e siguruara nga klankosova.tv tregojnë mikpritjen e ngrohtë që autoritetet malajziane i kanë bërë delegacionit kosovar, në një nga vendet e para që e ka njohur Pavarësinë e Kosovës.

Kjo vizitë përfaqëson një moment të rëndësishëm në forcimin e marrëdhënieve bilaterale ndërmjet dy vendeve.

Shpërndaje në

U Kopjua